Artistet shqiptare siguruan respektivisht 22 dhe 20 mln Paund

Dy artistet shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy prej artistëve më të rinj që kanë mbledhur më shumë të ardhura në 2020.

Tabloidi  britanik “The Sun” publikoi listën e artistëve deri 30 vjeç që kanë pasur fitimet më të mëdha gjatë këtij viti dhe ku bëjnë pjesë emra të njohur të skenës botërore.

Këngëtarja Dua Lipa vetëm 25 vjeç, renditet në vendin e 12 me një pasuri prej 22 milionë Paund. Ndërsa 29-vjeçarja Rita Ora renditet në vendin e 14-të me 20 milionë Paund.

Lista e artistëve të rinj deri 30 vjeç me të ardhura të larta kryesohet nga Ed Sheeran me një pasuri prej 210 milionë Paund. Sheeran ndiqet nga Harry Styles dhe Emma Vatson.

Tv Klan