Këngëtarja shqiptare e përzgjedhura e organizatorëve

Dua Lipa është e përzgjedhura e parë për të performuar në parashfaqjen e edicionit të 93-të të çmimeve Oskar të këtij viti. Dua Lipa është performuesja e parë e në parashfaqjen e çmimeve Oscar, që zhvillohet më 25 Prill, një ditë para natës së madhe Edicionit të 93 të vlerësimeve për prodhimet kinematografike.

Pjesëmarrjen e këngëtares me origjinë shqiptare në këtë ngjarje të rëndësishme e bëri të ditur Elton John përmes një postimi në Twitter. Ikona e muzikës britanike është drejtues dhe financues i kësaj shfaqjeje me fondacionin e tij kundër HIV/AIDS-it, synohen të grumbullohen të ardhura në ndihmë të 38 milionë njerëzve në gjithë botën që jetojnë me këtë sëmundje, por që pandemia e koronavirusit i ka lënë jashtë vëmendjes mediatike.

Dua Lipa ndjehet e nderuar duke qenë e përzgjedhura e parë si pjesëmarrëse në këtë event, siç komentoi ajo për mediat. Në parashfaqjen që këtë vit do të organizohet online për të parën herë, zakonisht marrin pjesë të nominuarit për çmimet OSKAR të cilët rrëfejnë për eksperiencën e tyre me kinematografinë.

Tv Klan