Dua Lipa ka dominuar “British Music Awards 2018”. Këngëtarja shqiptare është vlerësuar si artisja më e mirë solo dhe debutuesja më e mirë britanike. Ajo ja dedikoi çmimin të gjitha femrave, për më shumë femra në fituese në skenë dhe më shumë femra  që mbizotërojnë botën.

Më pesë nominime, popstarja u vlerësua edhe veshjen e saj, një fustan gjigand rozë pastel, për të cilin duheshn tre perona që ta mbanin në kohën që ajo lëvizte.

Pa çmim, por edhe Rita Ora shkëlqeu në performancën e saj në arenën 02 të Londrës së bashku me Liam Payne në interpretimin e këngës “For you”, kolonë zanore e filmit ’50 Hijet e Greit’.

Artisti më i mirë mashkull u vlerësua reperi londinez Stormzy, i cili rrëmbeu edhe çmimin e albumit më të mirë të vitit. Ed Sheeran u desh të mjaftohej me çmimin e suksesit global për 2018, ndërkohë sodisfalsion i madh për Gorillaz që u premiuan si grupi i mirë britanik. Si artistër më të mirë internacionalë u vlerësuan Kendrick Lamar artisti më i mirë solo dhe Lorde artistja më e mirë, kurse Foo Fighters grupi më i mirë ndërkombëtar.

Tv Klan