Shkak i krizës janë angazhimet e shumta në karrierë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dy vite që është në një romancë me Anwar Hadid , por duket se gjërat mes çiftit nuk po shkojnë dhe aq mirë .

Sipas britanikes The Sun lidhja e tyre është në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare dhe modeli amerikan 22-vjeçar, nuk janë parë së bashku në gjashtë javët e fundit, kjo për shkak të angazhimeve të shumta në karrierë .

Udhëtimet dhe qëndrimi larg njëri-tjetrit po rezultojnë të vështira për dyshen e njohur. “Lidhja e tyre po kalon një krizë dhe duket se gati është shembur”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Dua është e angazhuar për projektin muzikor të radhës çka ka bërë që ajo të lëvizë shpeshherë  në Londër dhe në Los Anxhelos, nderisa Hadid po qëndron më shumë në New York. Kujtojmë se Dua Lipa ka nisur lidhjen me Anwar në qershor të vitit 2019.

Klan News