Lajmi se supermodelja Gigi Hadid do të sjellë në jetë një fëmijë ka pushtuar të gjitha faqet e mediave rozë. Por më shumë këtij fakti i është gëzuar le të themi kunata e saj, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Dua ka treguar emocionet e mëdha për lajmin e shtatzënisë së Gigi-t. 

Këngëtarja 24-vjeçare, e cila është e lidhur me vëllain e Gigit, Anwar, 20 vjeç, foli për lajmin e bukur, pasi modelja konfirmoi se është pesë muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Teksa po jepte një intervistë në stacionin radiofonik të Zelandës së Re, The Edge, Dua u pyet: “Teknikisht, do të jesh teze?” dhe ajo u shpreh : “Po. Është një lajm shumë i bukur. Jemi shumë, shumë të emocionuar”.

Modelja 25-vjeçare e ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë e saj në një intervistë me Jimmy Fallon në Tonight Show nga shtëpia dhe konfirmoi se po priste fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik. Gigi dhe Zayn janë rikthyer bashkë në muajin Dhjetor.

Por shtatzënia nuk e ka penguar Gigi-n që të vazhdoj karrierën e saj si modele. Ajo ka qenë gjithmonë prezente në sfilatat e modës.

Sipas asaj që raporton “The Sun” në muajt e parë të shtatzënisë, Gigi ka veshur rroba të ngushta që i ekspozonin trupi, por më pas është shfaqur në pasarelë me veshje të tjera të gjera, në mënyrë që t’i mbulonin barkun e rrumbullakosur.

Në koleksionin “Pranverë-Verë 2020” të Jean-Paul Gaultier në Janar, Gigi Hadid u shfaq me një veshje marinari duke ekspozuar barkun dhe e vërteta është nuk modelja nuk dukej që ishte shtatzënë.

Ndërsa në muajin Shkurt në sfilatën e Marc Jacobs, Gigi shfaqet me një veshje të gjerë, ku nuk i duket barku. Kështu ajo është kujdesur që të mos bjerë në syrin e mediave dhe shtatzëninë ta mbajë në privatësi të plotë.

Klan Plus