Këngëtarja shqiptare po qëndron në këtë pozicion prej kohësh

Viti 2020 edhe pse nuk po rezulton shumë i mirë për askënd për shkak të pandemisë së koronavirusit, për bukuroshen me origjinë shqiptare Dua Lipën ky është viti i sukseseve.

Emri i saj tanimë lakmohet në të gjithë tregun ndërkombëtar muzikor, ku talenti dhe mbi të gjitha arritjet e njëpasnjëshme sa vijnë dhe rriten çdo ditë.

Me albumin ‘Future Nostalgia’ ajo është vendosur në krye të klasifikimeve. Ky album po qëndron në vendin e parë në “Top Charts”, diçka që e kishte arritur vetëm këngëtarja Adele me albumin “25”.

Këtë sukses e ka ndarë vetë Dua në Instagram, tepër e lumtur për arritjet e saj duke falenderuar të gjithë ndjekësit që i dëgjojnë këngët e saj.

Edhe pak janë më parë ‘Future Nostalgia’ qëndroi në Top 5 e “Billboard Hot 100”. Shumë analistë të muzikës e kanë konsideruar këngëtaren shqiptare gjithashtu si kanditate për një seri çmimesh “Grammy” këtë vit, duke vlerësuar në maksimum talentin dhe punën e saj.

Jo vetëm kaq por disa javë më parë ‘The Guardian’ si dhe shumë media të tjera prestigjoze i kanë kushtuar artikuj të veçantë shqiptares. Ata e kanë quajtur atë si një vizionare të vërtetë të muzikës pop. Edhe mediat amerikane e ka krahasuar Dua Lipën si një prej këngëtarëve më të mëdhaja të muzikës pop e që i bashkohet emrave të atyre që kanë lënë gjurmë në histori.

Albumi i titulluar “Future Nostalgia” e që do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka gjithsej 11 këngë. Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe: “Don’t start noë”, “Physical” dhe “Break my heart”.

Klan Plus