Dua Lipa është renditur në listën e 25 grave më me influencë në Britaninë e Madhe për vitin 2018. Në krah të Megan Markle, Amal Clooney  dhe figurave të njohura të publikut britanik, Revista vogue e ka vlerësuar këngetarën shqiptare për ngjitjen e shpejtë në karrierë, për faktin se është artisja më e transmetuar në Britani për 2017 dhe e para në historinë e britanikëve që merr 5 nominime për një natë në Brit Awards.

Sipas përshkrimit të Vogue, Dua Lipa është kthyer ne ikonë dhe përcaktuese e standardeve kulturore, veçanërisht me këngën e saj “New Rules”, konsideruar një himn i fuqizimit të gruas dhe që deri tani ka më shumë se një miliardë klikime ne “YouTube”.

22-vjeçarja ka falenderuar British Vogue dhe tha se ndihet e nderuar për vlerësimin. Së fundmi ajo shkëlqeu ne hapjen e finales se madhe te Champions League ne Kiev.

Tv Klan