Dua Lipa, shqiptarja e Kosovës që na ka bërë krenarë të gjithëve është nominuar sërisht pasi ka rrëmbyer tri çmime në , “Brit Awards 2021. Përveç saj edhe një tjetër shqiptar me prejardhje nga Ferizaj, Regard është nominuar në kategorinë e rëndësishme, atë të “këngës më të mirë britanike të vitit”.

Kënga e nominuar është “Secrets” në bashkëpunim me artisten RAYE, dhe në të njëjtën kategori, është e nominuar edhe Dua Lipa, me këngën “Physical”.

Regard reagoi në rrjetin social Facebook, ku shprehu gëzimin e tij për këtë arritje.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘Këngën Britanike të vitit’ në këtë edicion. Unë vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen time, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë. shkroi artisti shqiptar, Regard.

Dua gjithashtu është një nga artistet më të nominuara të vitit në Brits 2021, me plot tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Klan News