Poston mesazhin e veçante për Anwar Hadid: Urime dy vjetorin, të dua

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, festojnë përvjetorin e dytë të lidhjes romantike.

Përmes një postimi në Instastory, ajo tregoi se sot janë bërë plotë dy vite që ka nisur romancën me Anwar Hadid. Duke publikuar një imazh të tij ajo shkroi: Urime, urime dy vjetorin, të dua. Më pas ndau edhe një selfie me të.

Duket se Dua po e shijon kulmin e lumturisë bashkë me shpirtin binjak.

Në vitin 2021, Dua Lipa, për revistën “Rolling Stone” foli hapur për lidhjen e saj me vëllain e vogël të supermodeleve, Gigi dhe Bella Hadid. “Jam shumë rehat në këtë lidhje, më shumë se në lidhjet e mëparshme”, citohet të ketë thënë këngëtarja 25-vjeçare.

Lajmi për lidhjen mes dyshes filloi të qarkullojë në Korrik të vitit 2019, kur ata u fotografuan së bashku në një koncert në parkun “Hyde” të Londrës. Që prej asaj kohe , Lipa dhe Hadid kanë qenë të pandarë.

Klan News