Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa festoi ditëlindjen e saj të 26-të. Urimet nga fansat kanë qenë të shumtë, por edhe nga miqtë dhe familjarët e saj.

Urimi i parë ka ardhur nga babai Dukagjin Lipa i cili ka publikuar edhe disa fotografi të ëmbla me këngëtaren ku shfaqeshin si dy miq të ngushtë, pikërisht siç edhe e cilëson edhe ai vajzën e tij.

Vëllai i vetëm i motrave të famshme, Gigi e Bella Hadid, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Instagram, përmes së cilit i ka uruar Duas, përvjetorin e lindjes. Krahas një fotografie të yllit të skenave ndërkombëtare duke buzëqeshur ai kishte shkruar “Urime ditëlindjen vajza e ëndrrave të mija. Do të të dua përgjithmonë”.  Urimi më i veçantë ka qenë ai i nënës së të dashurit të saj Yolanda Hadid e cila gjithashtu i  ka dedikuar këngëtares shqiptare një urim të veçantë për këtë rast.

 “Gëzuar ditëlindjen engjëlli ynë i ëmbël… lutem çdo ditë që dashuria, shëndeti dhe lumturia të jenë në rrugën tënde. Faleminderit për njeriun që je dhe e do djalin tim në mënyrën që vetëm ti e do. E ke zbukuruar familjen tonë dhe të vlerësoj sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua!”, shkruan ish-modelja në profilin e saj në Instagram.

Kujtojmë se Dua Lipa dhe Anëar Hadid  janë në lidhje që nga viti 2019. Ditë më parë, ata vizituan jugun e Shqipërisë, së bashku me familjen e Duas.

Klan News