Artistja shqiptare lancon me 4 Qershor këngën që flet për dashurinë

“Love Again” është një prej këngëve të preferuara të Dua Lipës nga albumi i dytë, “Future Nostalgia”. Dhe siç duket, këngëtarja më në fund ka vendosur që këtij hiti t’i realizojë një videoklip. Me postimin e një fotografie ku Lipa vjen e grimuar si një kloun, konfirmon  lancimin e projektit të ri muzikor, me 4 Qershor.

“Love Again” flet për dashurinë. “ ‘Future Nostalgia’ është më i fuqishmi i të gjitha albumeve të vitit 2020 dhe thjeshtë nuk ka kush ta ndalojë atë. Sa herë që mendojmë se ka rënë dëgjueshmëria e tij, ndonjë këngë e albumit fillon të shënojë suksese në ndonjë territor apo platformë tjetër muzikore, dhe shkarkimet e këtij incizimi rriten sërish. Pastaj etika e punës së Dua është legjendare janë shprehur producentët për këngëtaren.

Duke e konfirmuar lajmin se Dua Lipa tashmë është duke menduar rreth realizimit të albumit të ardhshëm, producentët kanë premtuar se ky incizim do të jetë tërësisht ndryshe dhe në një tjetër nivel.

Klan News