Mbrëmja dominohet nga Taylor Swift e Billie Eilish

Ka rezultuar një super spektakël në Sevija të Spanjës MTV European Music A2ards për 2019. Këngëtarja shqiptare Dua Lipa bëri hapjen e eventit me “Dont Start Now”, një superperformancë me 40 balerinë.

Kënga më e mirë u vlerësua “Bad Guy” e Billie Eilish, e cila njëkohësisht mori çmimin si artistja e re më e mirë.

Artisti më i mirë i vitit ndërkohë është Shawn Mendes. Taylor Swift u vlerësua për videon më të mirë me këngën “Me” Zhgënjim ndërkohë për Ariana Granden, e cila pavarësisht shumë nominimeve nuk arriti të çojë në shtëpi asnjë çmim.

Tv Klan