Dua Lipa ka dhënë një intervistë të re në “Apple Music 1” ku ka folur për rrugëtimin e saj në karrierë, por edhe jetën private. Ajo pranon se është në një periudhë shumë të mirë të jetës së saj ndërsa tregon se shkrimi i këngëve është një lloj terapie për të. Bukuroshja shqiptare foli edhe për mënyrën se si është përballur me një lum kritikash që kur mori famë të madhe botërore.

“Çdo herë që dikush ka dyshuar tek unë, unë i kam vërtetuar se e ka gabim. Dhe kjo është ajo që më nxit. Kjo më shtyn të jem më mirë, të punoj shumë.” u shpreh ajo duke theksuar se në fakt kritikat dhe komentet negative kanë qenë një shtysë më shumë drejt suksesit.

Në intervistë ajo hapi zemrën dhe foli edhe për lidhjet e dashurisë.

Dua Lipa dhe Callum Turner

Ajo shprehet se romancat e së kaluarës kanë ndikuar në rritjen e saj gjatë viteve të fundit ndërsa u shpreh se kërkon në jetë një partner që është besnik, i sinqertë dhe i ndershëm.

Klan News