Për ditëlindjen e 22-të të Anwar Hadid, Dua Lipa i bëri një urim special të dashurit të saj. Ditën e djeshme, më 22 Qershor, ajo postoi foto të ëmbla të tyret së bashku ku shfaqeshin të buzëqeshur, shoqëruar me diçiturën:

Gëzuar ditëlindjen zemër! Një tjetër rrotullim rreth diellit, ti e bën botën time më të bukur! Jam me fat që të kam dhe që më dashuron!”, shkroi këngëtarja e hitit “Levitating”.

Dexter është kaq me fat që të ka! Mezi pres të festoj për ty sot!”, shtoi ajo duke iu referuar edhe qenushit që çifti adoptoi para pak kohësh.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë të lidhur që prej vitit 2019 dhe nuk kanë hezituar ta shfaqin dashurinë e tyre publikisht./tvklan.al