E promovon edhe në gjuhën shqipe

Ka kaluar jo më shumë se një muaj që kur Dua Lipa bashkëpunoi me një prej firmave më të njohura të xhinseve për një linjë të re veshjesh, e cila mban emrin e saj.

Tashmë ajo është imazhi i një tjetër marke të njohur. Dua është bërë pjesë e një prej parfumeve më të reja në treg të Yves Saint Laurent Beauty.

Në fotografinë e publikuar në rrjetin social Instagram ku mban në duar produktin, 23-vjeçarja ka shprehur krenarinë e të qënit pjesë e kësaj reklame.

Parfumi i cili identifikon gratë të cilat duan lirinë, është sjellë në disa gjuhë, në mesin të cilave është zgjedhur edhe gjuha shqipe.

E teksa Dua Lipa vazhdon ta promovojë vendin tonë në mënyra të ndryshme, ajo tashmë ndodhet në Kosovë për festivalin e organizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa. 

Tv Klan