Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit është parë nën shoqërinë e një prezantuesi britanik mjaft simpatik.

Dua, e cila u shpall fituese e dy çmimeve në “British Music Awards 2018” u nda nga i dashuri i saj Paul Klein, vitin e kaluar, ndërsa prezantuesi Jack Whitehall ka qenë vetëm që nga ndarja e tij me aktoren Gemma Chan në dhjetor.

Sipas miqve të ngushtë të Jack, ai e pëlqen shumë Duan dhe mendon se është “tepër e bukur”.

Dua dhe Jack kaluan natën duke flirtuar në festën pas ndarjes së çmimeve, ku morën pjesën edhe Rita Ora, Calvin Harris, Holly Willoughby dhe Liam Gallagher.

Sipas

The Sun

Jack dhe Dua ikën nga festa në të njëjtën kohë, por ata e bënë rrugën për në shtëpitë e tyre të ndarë./tvklan.al