Dua Lipa do rikthehet në Prishtinë. Këngëtarja shqiptare ka lajmëruar se do të mbajë një koncert në datën 10 Gusht. Ndalesa e saj në vendin e origjinës është në vazhdën e një turi që po ndërmerr në Europë.

Siç duket Dua e kishte në planet e saj këtë koncert dhe pse u përfol shumë për mospjesëmarrjen e saj në festimet e Pavarësisë. Mediat kosovare thanë se Dua Lipa kërkoi një shumë prej 200.000 eurosh për të marrë pjesë në 10 vjetorin e krijimit të shtetit. Por babai i saj, Dukagjin Lipa i hodhi poshtë këto aludime, duke sqaruar se ajo nuk ishte ftuar zyrtarisht.

Koncertit më 10 Gusht pritet t’i bashkohet dhe një tjetër këngëtar shqiptar që po korr sukses kudo në botë. Bëhet fjalë për Albert Stanaj. Ai ka shkruar se ndjehet shumë i emocionuar që do të performojë për herë të parë në Kosovë.

Klan Plus