“Nuk do doja të largohesha kurrë”

Dua Lipës i kanë pëlqyer aq shumë pushimet në Shqipëri, sa nuk do të largohet. Në postimin e saj më të fundit në Instagram, ylli i muzikës Pop dhe R&B komenton se “kurrë nuk do donte të largohej” nga Shqipëria ku kaloi për më shumë se një javë pushimet me të dashurin Anëar Hadid, të atin Dukagjin Lipa dhe të afërmit të tjerë, në brigjet joniane.

Ajo shprehet se Shqipëria është vendi i ëndrrave, duke i bërë po ashtu Shqipërisë turistike një promovim tepër të vlefshëm, që e bën të njohur në gjithë botën përmes miliona fansave të saj.

Në rreth një javë të qëndrimit të saj, 25-vjeçarja ka publikuar vazhdimisht foto me bikini ku shfaqet joshëse dhe provokuese. Ajo u takua edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Por duket se tashmë, pushimeve të saj i ka ardhur fundi dhe me largimin nga Shqipëria, ajo ndihet më e motivuar për t’iu rikthyer punës për projektet muzikore të radhës.

Tv Klan