Relaks para koncertit për albumin “Future Nostalgia”

Me bikini duke shijuar rrezet e diellit në relaks të plotë para koncertit në Mynih. Në këtë formë u shfaq Dua Lipa në një set fotosh dhe videosh, që i ndau me mbi 83 milionë fansat e saj në Instagram.

Pamjet e publikuara u fiksuan buzë një lumi në Mynih, ku 26-vjeçarja shfaqet me disa mikesha të saj, ndër të cilat edhe trajnuesja personale e Jogas, Eni Muvs.

Krahas turit të saj nëpër Europë dhe botë ku po prezanton me 2 vite vonesë prej pandemisë, albumin “Future Nostalgia”.

Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare po angazhohet gjithnjë e më shumë edhe në botën e kinematografisë, ku pas pjesëmarrjes në thrillerin me spiunazh Argajëll, pritet të jetë pjesë edhe e filmit të ri Barbie në rolin e një prej kukullave të famshme.

Klan News