Dua Lipa më e nominuara në “Brits Awards” – TV KLAN

Dua Lipa më e nominuara në “Brits Awards”

Ylli i popit Dua Lipa e ka botën nën këmbët e saj, pasi u kthye në artisten më të nominuar në “Brits Awards” për të dytin vit radhazi. Kështu nis shkrimi që e përditshmja “The Sun” i ka dedikuar 23-vjeçares shqiptare.

Vetëm pak pasi u vlerësua me dy çmime “Grammy Awards”, artikulli sjell në vëmendje vështirësitë që Dua Lipa, vajza e një emigranti nga Kosova iu desh të kalonte për të arritur suksesin e saj, duke u ndalur edhe tek largimi nga Kosova në vitin 1992.

Vëtëm një vit pasi jetonte në një banesë modeste me familjen, Dua është shpallur jo vetëm artistja më e dëgjuar e vitit 2018 por tashmë në muzeun ‘Madame Tussauds’ të Londrës ka edhe një statujë dylli teksa ajo performon.

Por revista ka shkuar e më tej, duke kontaktuar edhe miq të saj, si shoqen e fëmijërisë Zana Veselin, e cila tregon se Dua Lipa gjithë jetën ka dashur të jetë një yll i popit dhe se fama nuk e ka ndryshuar aspak atë.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreShowBizTe funditTë gjitha
1 Koment
  • Zhanet
    21 Shkurt 2019 at 15:44
    Përgjigju

    Po si la ndodhur kjo ngjarje

  • Përgjigju

    *

    *