Dua Lipa vizitoi Tiranën të premten ku në fund pati edhe një konferencë për shtyp. Që aty, Dua foli për përshtypjet më të mira për vendin tonë dhe se si ajo po kërkon që të ndryshojë stigmën e krijuar për Shqipërinë dhe Kosovën.

E mesa duket, Dua ia ka kaluar shumë mirë në vendin tonë. Ajo ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe Ambasadën Amerikane për mikpritjen.

“Mirënjohëse për mirëpritjen e mrekullueshme Shqipëri”, shkruan ajo në rrjetet e saj sociale.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare ka postuar një kolazh me foto nga momentet e saj kyçe në Tiranë ku ka takuar edhe ambasadoren Kim.

Diplomatja ka reaguar gjithashtu në rrjetet sociale. “Kënaqësi e madhe të jesh me një person, talenti i së cilës është i barabartë me sensin e saj të qëllimit”, shkruan Kim./tvklan.al