Dua Lipa ndezi atmosferën në stadiumin e Kievit mbrëmjen e të shtunës, në ceremoninë hapëse të finales së Champions League, atë mes Realit të Madridit dhe Liverpulit.

Ylli i muzikës britanike me origjinë nga Kosova performoi disa prej hiteve të saj mes të cilave Nju Rules, përpara më shumë se 61 mijë tifozëve nga e gjithë bota.

Vëmendjen e mediave ndërkombëtare e tërhoqi edhe veshja ku dominonte vezullimi i argjendit ne kostumin e ngjitur pas trupit. Në performancën e saj Dua Lipa rrethohej nga dhjetëra balerina, që i dhanë edhe më shumë emocione natës më të rëndësishme të futbollit europian të klubeve.

Ai i të shtunës është konsideruar nga mediat ndërkombëtare si eventi i dytë i rëndësishëm në karrierën e 22-vjeçares britanike me origjinë nga Kosova për këtë vit, pas triumfit në Britauards në shkurt, ku ajo u shpall si këngëtarja më e mirë e muzikës britnaike.

Tv Klan