Dua Lipa ndryshon sërish ngjyrën e flokëve


Dua Lipa ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

07:16 13/05/2020

Duke qenë se parukeritë nuk janë hapur akoma në shumë vende të botës, femrat po kujdesen për pamjen e tyre në kushte shtëpie. Kështu ka vepruar edhe bukuroshja shqiptare Dua Lipa, e cila së fundmi ka bërë ndryshime të shpeshta tek flokët.

Rreth dy javë më parë ajo vendosi të kthehen në “gjysmë bionde”. Më vonë Dua ndryshoi pamjen e saj ku flokët biond u kthyen në ngjyrë rozë. Ndërsa tani ajo i ka kthyer në ngjyrë të kuqe.

Asnjëherë më parë nuk e kishim parë Duan me flokë në ngjyrë të kuqe. Ndjekësit e saj e kanë komplimentuar pafund në komente, duke i kërkuar ta mbajë sa më gjatë këtë pamje./tvklan.al




Të ngjashme