Dua Lipa: Në çdo sektor kemi presion më të madh se meshkujt



Dua Lipa: Në çdo sektor kemi presion më të madh se meshkujt

08:20 08/05/2020

Në shumë evente ku ndahen çmime, ajo që vihet re është se meshkujt dominojnë më shumë në çdo kategori apo fushë si në muzikë, art, kinematografi etj. Për këtë gjë ka folur edhe bukuroshja shqiptare Dua Lipa.

Në një intervistë të fundit për revistën ‘GQ’, ajo është shprehur se artistet femra gjithnjë kanë një presion më të madh kur bëhet fjalë në muzikë ose në interpretimin e filmave.

Sipas Dua, gjinia femërore duhet të përfshihen në çdo fushë.

“Ekziston një problem që ndoshta fillon në shkolla, në të cilat vajzat nuk inkurajohen domosdoshmërisht të luajnë në shumë instrumente mashkullore, nuk inkurajohen,  me të vërtetë të hyjnë në regji-produksion, dhe kjo nuk i jep atyre shansin për të korrur sukses”, është shprehur Dua.

Gjatë intervistës ajo ka folur edhe për albumin e saj ‘Future Nostalgia’ që edhe pse doli më herët, suksesin e ka pasi të gjithë fansat e kanë mbështetur atë. Aktualisht albumi i ri i shqiptares renditet në vend të parë të klasifikimeve muzikore.

Klan Plus



Të ngjashme