Më 27 Nëntor mbajnë një koncert virtual, ka edhe këngëtarë të tjerë

Koncerti live që do të mbaj bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa “Studio 2054” është konsideruar si më i veçanti që zhvillohet në këtë periudhë pandemie. Por ajo nuk do të jetë vetëm, pasi edhe këngëtarja e famshme australiane Kylie Minogue ka bërë të ditur se do t’i bashkohet asaj. Sipas The Sun, Minogue do të performojë në duet me Lipën.

Jam më se e lumtur ta zbuloj se këngëtarja legjendare, Kylie Minogue, do të performojë me mua. Ajo është një nga heroinat e mia të fëmijërisë dhe ndër artistet e preferuara dhe ideja e bashkëpunimit me të është ëndërr e shndërruar në realitet. Mezi pres të na bashkohet në koncertin ‘Studio 2054’. Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Pjesë e “Studio 2054” do të jenë edhe disa yje të tjerë ndërkombëtarë përfshirë këtu FKA Twigs, Angele, Bad Bunny dhe J Balvin. Gjatë performancave bukuroshja shqiptare do të shoqërohet nga disa balerinë, si dhe akrobat të ndryshëm.

Në këtë koncert Dua ka zgjedhur që të interpretoi disa prej këngëve të saj që tanimë janë kthyer në hite, kryesisht nga albumi Future Nostalgia, i cili qëndron aktualisht në krye të klasifikimeve.

Kujtojmë se Dua mori edhe një çmim për këngën më të mirë, në American Music Awards, ku dhuroi gjithashtu edhe një performancë. Ndërkohë që gjatë fundjavës së kaluar së bashku me Miley Cyrus publikuan bashkëpunimin “Prisoner”.

Klan Plus