E vendosur jo vetëm në karrierë, por edhe në jetën sentimentale. Pak javë pasi i dha fund lidhjes së saj me kuzhinierin britanik Isac Carew, Dua Lipa ka vendosur të shoh para. 23-vjeçarja ka konfirmuar lidhjen e saj me modelin Anëar Hadid.

Fotot po bëjnë xhiron e mediave rozë, ku çifti më i ri shfaqen duke u përqafuar në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park”. Ndonëse 3 vite më i vogël se ajo, Duas duket se kjo nuk i ka interesuar aspak duke u shfaqur publikisht me të.

Ajo nuk e ka fshehur aspak lumturinë në krahët e vëllait të vogël të motrave supermodele, Gigi dhe Bella Hadid, me të cilin është afruar gjatë kohës së qëndrimit të saj në Los Angeles.

Tv Klan