Këngëtarja po përgatitet për lancimin e këngëve të reja

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa pas shumë angazhimeve i është rikthyer projekteve të reja muzikore. Këtë e  ka bërë të ditur në postimin e radhës në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet së bashku me ekipin e saj gjatë incizimit të këngëve të reja.

“Hey le të shkojmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove të shpërndara në Instagram. Ajo shihet me një veshje të thjeshtë, bluzë të shkurtër të bardhë, pantallona të zi dhe një xhaketë ngjyrë kafe të lehtë, teksa shfaqet pa grim.

Aktualisht, 26-vjeçarja po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që solli në bashkëpunim me këngëtarin Elton John.

Ikona e muzikës rock pop i viteve ’70 – ’80 ka vlerësuar Dua Lipën dhe të tjerë bashkëpunëtorë që e mbajnë muzikën e tij në majë.

Cold Heart është një ripërpunim i hitit të tij të viteve ’90, “Sacrifice”. Ky hit ka qëndruar prej javësh në vendet e para të renditjeve edhe në Spotify dhe në klasifikime të tjera në Britaninë e Madhe.

Klan News