Dua Lipa e ka marrë seriozisht aktrimin dhe së shpejti do e shohim në filmin “Barbie”, krah Margot Robbie dhe disa aktorëve të tjerë të njohur. Filmi po xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe sipas mediave të huaja Dua do të jetë një nga kukullat Barbie të filmit.

Një burim tha për “The Sun”: “Dua po bën bujë si në muzikë ashtu edhe në filma. Tani ajo i është bashkuar kastit të ‘Barbie’ së bashku me emra të mëdhenj duke përfshirë Margot, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan. ‘Barbie’ do të jetë diçka e madhe për Dua-n, sepse ka kaq shumë zhurmë rreth tij. Dua po dëshmon se është shumë më tepër sesa thjesht një yll pop. Ajo ka një të ardhme në filma”.

Skenari ende nuk është zbuluar, por thuhet se ka të bëjë me një kukull të dëbuar nga “Barbie Land” sepse nuk ishte mjaftueshëm perfekte.

Klan News