Këngëtarja Miley Cyrus dhe bukuroshja shqiptare Dua Lipa shumë shpejt do të sjellin një bashkëpunim. Një muaj më parë Dua bëri të ditur se po punonin së bashku një studio muzikore, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkaq edhe Miley e ka konfirmuar një bashkëpunim të tillë.

Në një intervistë për një emision radiofonik Miley ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vihet një jetë ky projekt. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi sipas saj, e gjitha do të jetë surprizë për fansat.

Këngëtarja nuk dha një datë fikse se kur do të dalë kënga, por ajo ka kërkuar që me përfundimin e Covid-19 ky bashkëpunim të interpretohet në një festival.

Ky projekt e çon edhe më lart karrierën e Dua Lipës, e cila vetëm pak kohë më parë publikoi bashkëpunimin e parë me Madonna-n, mbretëreshën e Pop-it dhe Missy Elliott, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës Rrep.

Projekti i publikuar në 14 Gusht është një remiks i këngës  “Levitating” të Duas, e publikuar për herë të parë në Prill të 2020-s. Ndonëse Madonna nuk shfaqet në klip, zëri i saj i ndërthurur me atë të Dua-s s’mund të mos dallohet. I dashuri i bukuroshes shqiptare Anwar Hadid ishte gjithashtu pjesë e projektit të ri.

Gjithashtu edhe albumi Future Nostalgia vijon të qëndrojë në krye të klasifikimeve si ndër më të mirët në pothuajse të gjitha aplikacionet muzikore.

Klan Plus