Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e American Music Awards

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, po ngjit majat e karrierës, duke korrur suksese të njëpasnjëshme, padyshim të merituara.

Përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Dua ka njoftuar ndjekësit e saj se është nominuar në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane.

Në postim shkruhet se ajo është nominuar për “Artistja femër e preferuar” dhe “Kënga e preferuar”. “Kam planifikuar diçka të veçantë për herën time të tretë me radhë në ‘AMA’ tha ajo.

Por këto nuk janë nominimet e para për këtë vit. Më herët Dua Lipa NME Awards dhe MTV EMA.

Ndërkohë që edhe nominimet e viteve të kaluara kanë qenë ndër më të lartat për këngëtaren shqiptare me famë botërore.

Klan Plus