Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka triumfuar edhe në “Brit Awards 2021”, në ceremoninë e parë që nga nisja e pandemisë së Covid në fillim të vitit të kaluar.

Dua Lipa arriti të që të merrte dy çmime të rëndësishme për albumin e saj më të fundit “Future Nostalgia”.

Këngëtarja nga ky kompeticion arriti të rrëmbente dy çmime të rëndësishme “Këngëtarja më e mirë” dhe “Albumi më i mirë”.

Dua të them faleminderit çdokujt, sepse ky album më ka mësuar shumë. Më ka dhënë shumë dashuri dhe miqësi dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që krijuan këtë album”, pas marrjes së çmimeve.

Fituesit e tjerë të mëdhenj janë J Hus, Harry Styles dhe Taylor Swift. “Brit Awards” u zhvilluar anë Londër në O2 Arena të Londrës, ku pati dhe mbi 4,000 persona si spektatorë që ishin pa maska dhe pa distancë./tvklan.al