E kishte planifikuar për në Janar të 2021, por e shtyn nga frika e koronës

Pasojat e pandemisë më shumë se çdo kush tjetër po i vuajnë artistët ndërkombëtarë koncertet e të cilëve janë shtyrë. Për të dytën herë radhazi këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka shtyrë turneun e saj muzikor për shkak të Covid-19.

Këngëtarja fillimisht e shtyu turneun deri në janar 2021, por tani ka njoftuar se ai është planifikuar për në shtator të vitit të ardhshëm. Biletat mbeten të vlefshme edhe për 2021.

Me zemër të lënduar do të shtyjë turneun tim evropian për në shtator dhe tetor 2021. Kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paprecedentë dhe është e qartë se është e pamundur të mbajmë turneun në janar dhe shkurt”, ka shkruar Lipa në rrjetet sociale.

Ky lajm vjen disa ditë pasi këngëtarja shqiptare së bashku me Miley Cyrus do të publikojnë këngën e re.

E njëjta gjë ndodhi edhe me albumin Future Nostalgia të cilën Dua e nxori gjatë periudhës së pandemisë , një album që edhe pse u pa me dyshim tani po korr sukses të jashtëzakonshëm.

Vetëm një javë më parë ajo bëri të ditur në Instastory se “Future Nostalgia” ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar.

Disa muaj më parë Dua festoi një super sukses, pasi arriti të bëhet femra e parë në industrinë e muzikës botërore me 4 këngë me nga 1 miliardë klikime në Spotify, “New Rules”, “One Kiss”, “IDGAF” dhe “Don’t start now”.

Klan Plus