Vetëm për dy vite Dua Lipa ka arritur të marrë çmimet më prestigjioze si këngëtarja më e mirë femër në botën e muzikës. Emri i saj u bë shumë shpejt i njohur në Britani dhe jo vetëm.

“New Rules” është një nga këngët e saj më të dëgjuara të dekadës së fundit.

Official Charts

, faqja që promovon këngët më të preferuara në top listat botërore, ka publikuar 40 hitet më të dëgjuara të këtij 10-vjeçari të interpretuara nga këngëtaret femra.

Bukuroshja me origjinë shqiptare ka lënë pas emra të famshëm si Rihanna, Katy Parry apo Taylor Swift, dhe hiti i saj New Rules është renditur në vendin e katërt.

Lista kryesohet nga balada “Someone like you” e interpretuar nga këngëtarja britanike Adele. Vendin e dytë  e ka rrëmbyer Sia me këngën e saj “Cheap Thrills”, ndërsa në vendin e tretë është sërish është Adele me hitin e saj “Hello”.

Klan Plus