Përpara se të ndërronte jetë në Shkurt 2020 gjatë grabitjes në shtëpi, Pop Smoke regjistroi një video duke kërcyer nën ritmet e këngës “One Kiss”, bashkëpunimi i Dua Lipa dhe Calvin Harris.

Tashmë është publikuar projekti i këngëtares me reperin që fitoi famë pas vdekjes, me hitin “Dior”.

Kënga e re quhet “Demeanor” dhe ishte vetë Dua ajo që javën e shkuar ngacmoi kureshtjen e fansave pasi hodhi një video të Smoke duke kërcyer në makinë ndërsa në sfond luhej kënga e saj e vjetër.

Bashkëpunimi është pjesë e albumit të ri “Faith” nga reperi, me 20 këngë. Përveç projektit me Dua-n, në album gjenden edhe bashkëpunime me artistë të famshëm si Kanye West, Pharrel, Quavo, 21 Savage, Chris Brown dhe Kid Cudi./tvklan.al