Dua Lipa po ndryshon rregullat e muzikës pop. Kështu shkruan prestigjiozja “GQ” në artikullin kushtuar këngëtares me origjinë shqiptare dhe nuk është vetëm një titull.

Dua po pushton skenat botërore dhe këngët e saj tashmë janë hite. Nuk ka kaluar shumë kohë nga suksesi saj i parë dhe 22-vjeçarja është shumë genuine për të fshehur modestinë, edhe pse rasti i kërkon sjellje prej dive.

Kënga e parë e transmetuar në radio është “Be the one”. “Unë e dija që do të jepej, por nuk e dija orarin. Atë ditë isha në studio. Prita pa fund. Sapo arrita në shtëpi ndeza radion dhe “Be the one” nisi. Qava nga gëzimi, ishte emocion i madh”, shprehet Dua.

Sa i përket publikimit të një albumi, Dua me sa duket kërkon cilësi. Nuk dua të jetë një album vetëm me hite, por me këngë të reja, shprehet ajo, duke treguar edhe një tatuazh në dorë në të cilin shkruan “Patience”, pra “durim…”, albumi do të vijë.

Tv Klan