Këngëtarja synon perfeksionin, angazhim intensiv  për realizimin e projektit muzikor

Ylli i njohur i muzikës Dua Lipa, nuk do ta lançojë albumin e saj të ardhshëm deri sa të jetë plotësisht e kënaqur me materialin. Këngëtarja e hitit “New Rules” aktualisht është duke punuar me shumë përkushtim për albumin e saj të tretë i cili vjen pas rekordit të thyer nga  “Future Nostalgia”.

Së fundmi ajo është ribashkuar në Londër me bashkëpunëtorët e saj të zakonshëm, Sarah Hudson dhe Clarence Coffee Jr., për të punuar në realizimin e këngëve të reja.Sipas revistës “The Sun” “Dua është duke punuar me shumë përkushtim dhe nuk dëshiron të humbasë kohë. Ata tashmë i kanë krijuar disa këngë, por nuk dëshiron ta prezantojë albumin e radhës pa qenë plotësisht e kënaqur me të gjitha materialet.

Para disa ditësh në një intervistë Dua Lipa zbuloi ka ndjerë presion shumë të madh në  realizimin e albumit të saj të dytë, veçanërisht pas suksesit që arriti me albumin debutues të vitit 2017. Lipa publikoi “Future Nostalgia” në Mars të vitit 2020, në një periudhë që e gjithë bota hyri në karantinë e të gjitha ngjarjet kulturore u pezulluan për shkak të pandemisë.

Klan News