Këngëtarja Dua Lipa vazhdon me sukseset e saj të jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar, edhe në këtë periudhë izolimi.

Albumi i saj i dytë “Future Nostalgia”, i lançuar në 27 Mars po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe tashmë është renditur i pari në Mbretërinë e Bashkuar.

Së fundmi, Dua ka pozuar për kopertinën e revsitës “Elle”, ku mori vëmendje me paraqitjen e saj.

Ajo shfaqet komplet e zhveshur, derisa pjesët intime i ka mbuluar me një kitarë shumëngjyrëshe.

Është hera e parë që këngëtaren e shohim në poza të tilla dhe reagimet nga ana e fansave kanë qenë të shumta./tvklan.al