Dua Lipa publikoi këngën e saj të re “Houdini” të enjten, ndërsa festoi me fansat e saj gjatë një eventi të fshehtë të mbajtur në Londër. Për këtë ngjarje artistja kishte paralajmëruar edhe në rrjetet sociale ditën e hënë.
“Unë do të organizoj tre ngjarje befasuese për Houdinin në Londër, Los Anxhelos dhe Tokio. E para do të jetë në vendlindjen time, Londër, këtë të enjte. Do të ftoj disa nga fansat e mi nga Mbretëria e Bashkuar dhe anembanë Evropës, kështu që mbajini sytë hapur”, shkroi 28-vjeçarja.
‘Houdini’ është kënga e parë nga albumi i tretë në studio i këngëtares me origjinë shqiptare, që pritet të publikohet në vitin 2024. Titulli për këngën është frymëzuar nga magjistari i madh Harry Houdini, i cili u bë i famshëm duke u hedhur në lumë me pranga.
Ky projekt muzikor pason këngën e saj “Dance the Night”, e cila doli në maj dhe shërbeu si kolonë zanore për filmin e suksesshëm Barbie.
Klan News