Pjesë e albumit “Future Nostalgia”

Dua Lipa ka publikuar këtë të Premte hitin e saj më të ri “We’re good”, të parin për këtë vit. Bëhet fjalë për hitin kryesor që përmbyll edhe variantin e dytë të albumit “Future Nostalgia”.

Ky është hiti i ri më i ri i yllit të muzikës britanike me origjinë shqiptare Dua Lipa, “We’re good– Ne jemi të mirë”.

Është i pari hit i saj i publikuar për vitin 2021, që përbën emblemën e albumit të ripërpunuar “Future Nostalgia” publikuar në të njëjtën ditë.

“We’re good” dominohet nga një ritëm sensual dhe flet për dy të dashuruar të cilët janë të detyruar të ndahen dhe të ndjekin rrugë të ndara.  25-vjeçarja shfaqet në videoklip duke performuar për mysafirët e një restoranti luksoz të një anieje, të fillim-shekullit të 20-të.

Albumi i dytë “Future Nostalgia” përmban edhe hite të tjerë botërorë të publikuar më herët si “Don’t start now”, “Physical”, “Brake my heart” etj.

Tv Klan