Dua Lipa ka publikuar klipin e këngës më të re Swan song, kolonë zanore e  Alita Battle Angel.

Me një look të veçantë,  Dua shfaq anën e saj luftarake në klip, e ngjashme me heroinën e filmit, Alita, i cili pritet të dalë në kinema në mesin e muajit Shkurt.

Në pak orë kënga ka marrë miliona klikime në YouTube, teksa këngëtarja është në pritje të suksesit në Bit Award 2019, ku garon për këngën më të mirë dhe videon më të mirë muzikore, teksa do të dhurojë edhe një performancë spaktakolare në arenën 02 të Londrës.

Tv Klan