Duke lënë pas një vit plot me suksese, Dula Lipa e nis 2019 më të njëjtën mënyrë. Ajo ka njoftuar datën e publikimit të këngës më të fundit “Swan Song,”, kolonë zanore e filmit aksion aventurë ‘Alita: Battle Angel’.

Në videon e shkurtër të publikuar në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me fansat e saj prapaskenat e regjistrimit në studio të këngës më të re, e cila del në treg më 25 Janar.

Pa fshehur entuziazmin, dua shprehet se tek personazhi i Alitas gjen shumë nga vetja, si shpirti luftarak, apo modelin e flokëve. Kurse producenti i filmit Jon Landau shprehet se Dua ishte zgjedhja e tij e parë që në momentin që pa klipin New Rules.

Tv Klan