Këngëtarja pozon në rivierën shqiptare, fansat i kërkojnë ta promovojë në botë

Këngëtarja Dua Lipa po shijon pushimet në jugun e Shqipërisë. Ajo po qëndron disa ditë në Shqipëri  së bashku me familjen e saj dhe të dashurin e saj Anwar Hadid.

Dua nuk ka ngurruar të realizojë disa poza mjaft tërheqëse në rrjetet e saj sociale.

Në fotografitë e fundit nga jugu i Shqipërisë këngëtarja duket joshëse me bikini teksa ka shfaqur format e saj perfekte trupore.

Artistja ka ndarë me të gjithë ndjekësit bukuritë natyrore të vendit tonë dhe menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente dhe pëlqime në fotot e fundit, por ata kanë patur edhe një kërkesë të veçantë për këngëtaren.

Ndjekësit shqiptarë i kanë kërkuar që krahas fotove, të tregojë dhe vendndodhjen, në mënyrë që ajo të promovojë sa më shumë të jetë e mundur Shqipërinë.

Dua ka njoftuar edhe publikimin e videos muzikore “Demeanor”, bashkëpunimi i saj me reperin e ndjerë Pop Smoke. Deri më tani kënga ka qenë e disponueshme në versionin audio.

Klan News