Këngëtarja ka vazhduar koncertin brenda pak sekondash

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po vazhdon turin e koncerteve në Europë.

Teksa ndodhej në Milano për të performuar disa prej hiteve të saj më të njohura Dua u përball me një situatë të sikletshme. Gjatë performancës së saj shpërthyese që kërkon shpeshherë koreografi jo pak të lehta, këngëtarja është rrëzuar.

Dua çohet shpejt në këmbë e ndihmuar edhe nga një balerin tjetër që e shoqëron atë. Ajo vazhdon të gjithë koncertin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, brenda pak sekondave.

Por pavarësisht incidentit, mediat italiane kanë shkruar me superlativa për këngëtaren, disa prej të cilave e kanë quajtur Dua Lipën mbretëreshën e re të muzikës pop.

Klan News