Duke u solidarizuar mbi fatin e 1632 njerëzve, emrat e të cilëve janë ende në listat e të zhdukurve me dhunë, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një postim të Presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani kushtuar “Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve”.

26-vjeçarja që numëron 71.4 milionë ndjekës është cilësuar gjithmonë për postimet që kanë në qendër ngjarje nga Shqipëria e Kosova, duke rikujtuar rrënjët e saj shqiptare.

Ndërkaq, një vëmendje e veçantë kësaj dite iu drejtua edhe nga ana e krerëve të shtetit të Kosovës, Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilët vendosën kurora me lule në lapidarët e personave të pagjetur./tvklan.al