Pasi rrëmbeu çmimet e rëndësishme në “BRIT Awards”, Dua Lipa e mbylli me një fjalim të fuqishëm ku i bëri thirrje Boris Johnson-it për të paguar në mënyrë të drejtë punonjësit e shëndetit.

Herën e fundit që u ngjita këtu për të pranuar këtë çmim në vitin 2018, thashë se doja të shihja më shumë femra në këto skena dhe jam shumë krenare që 3 vjet më vonë, po e shoh të ndodhë dhe është një nder të jem pjesë e kësaj vale femërore në industrinë e muzikës”, tha artistja.

Ajo vazhdoi fjalimin me përmendjen e punonjësve të shëndetit, pasi ia dedikoi çmimin e dytë Dame Elizabeth Anionwu, një infermiere britanike dhe lektore, duke iu drejtuar shikuesve se “është mirë të duartrokasim për ta, por duhet t’i paguajmë dhe mendoj se ajo që duhet të bëjmë, është t’i japim një raund gjigand duartrokitjesh dhe një mesazh Borisit që e mbështesim një rritje të merituar page për vijën tonë të frontit”.

Ky fjalim i artistes u mbështet me një ovacion nga audienca e pranishme në të cilën ndodheshin 2,500 punonjës të sektorit publik./tvklan.al