Lipa po pushon me familjen dhe të dashurin

Dua Lipa po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj në Shqipëri.

Këngëtarja 25-vjeçare ka ndarë disa video në Instagram teksa ishte në shoqërinë e babait Dukagjin dhe mamasë, Anesës. Në fotografitë e fundit nga jugu i Shqipërisë këngëtarja duket joshëse me bikini teksa ka shfaqur format e saj perfekte trupore.

Artistja mbante të veshura bikini me vija ngjyrë të zezë dhe vjollcë teksa kishte të lëshuara mbi supe flokët e lagura.

Ajo e përfundoi veshjen me një gjerdan rozë me rruaza i cili qëndronte rreth qafës së saj.

Dua është aktualisht në një lidhje me vëllain e vogël e motrave model Bella dhe Gigi Hadid filluan të takoheshin në Qershor 2019, dhe që nga ajo kohë dyshja nuk i kanë ndalur postimet në rrjetet sociale ku ata duken më të dashuruar se kurrë.

Duke folur për romancën e saj me Anwar për revistën “Rolling Stone”, Dua u shpreh se ajo gjendej shumë më mirë se në çdo marrëdhënie tjetër në të kaluarën.

Klan News