Dua Lipa motivohet nga kritikat dhe dëshiron t’iu provojë atyre se ajo do të rezistojë.

Ylli 25-vjeçar foli në një intervistë të “Vanity Fair” rreth karrierës së saj dhe rrëfeu  se një meme virale i rrëzoi vetëbesimin, por e shtyu të punonte më fort.

Bëhet fjalë për një meme që u bë virale nga performanca e saj e këngës “New Rules” në Brit Awards 2018. Në një koment tashmë të fshirë, dikush shkroi “E adhuroj mungesën e energjisë së saj, jepi vajzë, mos na jep asgjë!” Komenti u bë viral dhe e preku këngëtaren.

Është një gjë kur njerëzit janë të këqinj me ty, por ti e di që bëre më të mirën tënde. Por është diçka tjetër kur njerëzit janë të këqinj me ty dhe ti e di që nuk ke patur mundësinë të japësh më të mirën pasi e ke shpërndarë veten duke u përpjekur të bësh gjithçka njëkohësisht”, tha Dua.

Ajo vijoi “Ti do të tregosh që ke ardhur për të qëndruar dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një album ose një hit apo çfarëdo qoftë”.

Për sa i përket meme-s, Lipa tha se do të sigurohej që të “ishte në kontroll të faktit që do të bënte muzikë duke bërë prova”. “Më pas, kur unë të vij dhe të perfmoj, do të jetë një mrekulli. Do t’iu provoj njerëzve që unë mund ta bëj këtë dhe kam ndërmend të qëndroj”.

Performancat e fundit të Dua-s kanë patur një përmirësim të dukshëm, përmendim këtu performancat në çmimet Grammy, American Music, EMA dhe së fundmi, në Brit Awards 2021./tvklan.al