Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka uruar në rrjetet sociale Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani. Dua ka publikuar një foto të Vjosës dhe në mbishkrimin e saj shprehet se është shumë e lumtur që shikon një femër të arrijë kaq shumë.

“Urime Madamë Presidente! Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, ka shkruar Dua për Vjosa Osmanin.

Kanë qenë shumë të famshëm që kanë shprehur gëzimin dhe përkrahjen ndaj Vjosa Osmanit dhe një ndër ta ka qenë edhe Rita Ora e cila postoi një foto të presidentes dhe shkruan: “Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”. /tvklan.al