Pas Dubait, turneu i Dua Lipës do të vazhdojë në Indi, në koncertin e radhës të turneut të saj në disa vende të botës.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo shprehet se është tepër e gëzuar që rikthehej në indi. Këngëtarja ka treguar se vitin e kaluar që ndodhej në Indi kishte mësuar se si të vishte një sari dhe ftonte të gjithë fansat e saj të bëheshin gati për shfaqen.

“Në Jaipur vitin e kaluar po mësoja se si të vishej një sari. E lumtur që ndodhem sot në Mumbai! Shihemi të gjithëve për shfaqjen”, shkruan Dua për fansat e saj.

Klan Plus