Stilistja shqiptare fitoi çmimin prestigjioz “LVMH 2021”

Dua Lipa tregon dhe njëherë që është mbështetëse e talenteve shqiptare. Këngëtarja me famë botërore u shfaq e veshur nga stilistja Nensi Dojaka, e cila pak ditë më parë fitoi çmimin e madh LVMH 2021 për talentet e reja, duke e bërë kështu një emër të rëndësishëm të botës së modës.

Në këtë mënyrë, Nensi u bë një emër i rëndësishëm i botës së modës. Por edhe Dua Lipa vendosi që emrin e saj ta bënte edhe më të njohur, duke treguar se ka veshur një punim të saj.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja e famshme zbuloi se paraqitjen e saj ia ka besuar stilistes shqiptare ndërsa e ka uruar dhe për vlerësimin e pak ditëve më parë.

28-vjeçarja, e cila po zhvillon karrierën në Londër ka punuar dhe me figura të tjera të famshme si Bella Hadid, Emily Ratajkoësi dhe Kaia Greber.

Tv Klan